total mujor kWh dhjetor
SI TË LEXOHET
FATURA E RRYMËS?
Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika.
Konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, sikur para 9 shkurtit 2022, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Nëse keni shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë do të paguani 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë.
Në faturë do të shënohet përllogaritja e parë me A1/B1, që përfaqëson tarifën e lartë, në bllokun deri në 800kWh. Pra, do të llogariten aq sa keni shpenzuar kryesisht gjatë ditës, që në stinën e dimrit është nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00. Ndërsa shpenzimet e bëra pas orës 22:00 deri në orën 7:00 paraqiten me kodin A2/B1. Kjo paraqet tarifën e ulët.Konsumi nga 801kWh e tutje në tarifën e lartë, gjatë ditës do të shënohet me A1/B2, ndërsa konsumi në tarifën e ulët shënohet me kodin A2/B2.
Pas procesit të leximit, konsumi për bllok do të llogaritet me çmimet përkatëse. Fatura përfundimtare do të kalkulohet duke shtuar edhe tarifën fikse, që për konsumatorët e amvisërisë është 1.74 euro dhe TVSH-në në shumën 8 për qind.
Për ta bërë llogaritjen e faturës tuaj vizitoni linkun: https://www.kesco-energy.com/calculator.html
*Burimi: KESCO
në Prishtinë 82