Kursimi i energjisë elektrike ka të bëjë edhe me mënyrën se si e përdorni furrën tuaj

Pavarësisht se çfarë gatuani, furra e integruar apo e ndarw, konsumon shumë energji! Blerja e një furre të re mund të jetë një vendim një në dy dekada, kështu që gjetja e një furre që do të zgjasë dhe është efiçiente është e domosdoshme. Mirëpo, përveç llojit të furrës, maksimizimi i kursimeve tuaja të energjisë ka të bëjë edhe me mënyrën se si i përdorni pajisjet tuaja. 

Fillimisht, zgjedhni një furrë me konvekcion. Ky opsion ju mundëson të gatunai ushqimin në furrë duke shtuar ajrin e nxehtë qarkullues brenda furrës. Kjo ju mundëson që të përdorni rreth 20% më pak energji çdo muaj. Kur ushqimi ka ajër të nxehtë që fryen mbi të, ai gatuhet më shpejt dhe në temperatura më të ulëta, që e bën furrën tuaj më efiçiente se sa një furrë e zakonshme.  

Është shumë me rëndësi t’a fikni furrën pak më herët se sa përfundimi i gatimit. Nëse ju e bëni këtë, furra do të vazhdojë të lëshojë nxehtësi të mjaftueshme për të përfunduar çdo gjë që po gatuani dhe do të ju kursejë energji elektrike. Por, mos e hapni furrën gjatë pjekjes! Sa herë që e hapni atë, temperatura do të ulet, duke e bërë furrën tuaj të përdorë më shumë energji për të rikthyer temperaturën. Për të parandaluar daljen e nxehtësisë, përdorni dritën e furrës dhe mbajeni derën të mbyllur derisa të mbarojë gatimi.

Po ashtu, gjithmonë shkrijeni ushqimin e ngrirë para se t’a gatuani. Kjo do t'ju ndihmojë të zvogëloni kohën që duhet për të gatuar dhe të reduktoni përdorimin e energjisë së furrës.

Rëndësi shumë të madhe kanë edhe enët tuaja të gatimit. Kërkoni enë me funde të sheshta dhe anësore të drejta, si dhe kapakë të shtrënguar. Ushqimi do të nxehet shpejt dhe do të gatuhet me efikasitet. Provoni tiganë qeramike ose qelqi. Ata mbajnë nxehtësinë më mirë se tiganët metalik. Kjo do të thotë që ju mund të gatuani pjatat tuaja në një temperaturë më të ulët.

Provoni edhe të gatuani disa enë në të njëjtën kohë. Jini strategjik me raftet tuaja të furrës dhe vendosni disa enë në të për të kursyer energji dhe kohë! 

Apo, shmangni përdorimin e furrës tërësisht. Ndoshta furra juaj përdoret më mirë si hapësirë për të ruajtur enët, nëse ju nuk e përdorni shpeshë. Atëherë, mund të shikoni opsionet si mikrovala, e cila më shpejt mund të ngrohë ushqimet tuaja dhe është më efikase ndaj energjisë.