Mundohuni të jeni efikas kur përdorni pllakat e gatimit
Çelës për ruajtje të energjisë në shtëpinë tuaj është efikasiteti në përdorim të pajisjeve elektrike. Andaj, edhe gjatë gatimit, është shumë e rëndësishme të jeni efikas kur përdorni pllakat.
Duhet pasur parasysh se gjithçka që kërkon më pak kohë për t’u gatuar, gjithashtu përdorë më pak energji. Në vend se t’a ngrohni ujin gjatë gatimit në pllaka, ju mund të provoni dhe t’a ngrohni atë në ngrohëse elektrike të ujit. Kjo ju ndihmon të përshpejtoni procesin e gatimit, por edhe t’i ulni shpenzimet e energjisë elektrike.
Po ashtu, përdorimi i tenxhereve që kanë diametrin e duhur për çdo zonë gatimi shmang humbjen e nxehtësisë dhe maksimizon efektin e pllakave. Ju mund të shfrytëzoni sa më mirë energjinë elektrike edhe duke mbyllur tenxheren me kapak gjatë gatimit ose duke përdorur një tenxhere me presion. Kjo mund të bëjë ndryshim të madh në kohën e gatimit, por edhe të përdor shumë më pak energji.
Nëse jeni duke menduar të ndërroni pllakat tuaja, konsideroni të blini pllakë me induksion. Pllakat me induksion përdorin energji elektrike dhe mbështjellje magnetike për të ngrohur shpejt enët dhe për ta lënë sipërfaqen e mbetur të ftohtë në prekje, duke bërë ato më efikase në energji. Në përgjithësi, pllakat me induksion përdorin më pak energji elektrike sesa pllakat me qeramikë vitro.
Edhe pse të gjitha këto veprime mund të duken si detaje të vogla, në fund ato ju mundësojnë të kurseni kohë gjatë gatimit dhe sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike vjetore.