Një mikrovalë përdor deri në 80% më pak energji sesa një furrë

Së bashku me punët e tjera në shtëpi, ngrohja e ushqimit është e nevojshme por gjithashtu, proces që kontribuon në shpenzim të energjisë elektrike.

Në varësi të preferencës suaj, ju mund të zgjedhni t’a përdorni furrën për të ngrohur ushqimin. Megjithatë, matjet e ekspertëve të energjisë sugjerojnë se një mikrovalë është më efikase për ulje të shpenzimeve. Natyra e furrës e bën atë të prirur për të humbur energji. Përderisa një mikrovalë përdor energji elektrike, ajo shfrytëzohet për interlave reativisht të shkurta, duke e bërë më efiçiente.  

Një mikrovale përdor deri në 80% më pak energji elektrike sesa furrat konvencionale. Përveç kursimit të energjisë, mikrovala zakonisht gatuan ushqimin shumë më shpejt dhe nuk gjeneron aq shumë nxehtësi në kuzhinën tuaj, kështu që ju mundëson të kurseni në koston e ftohjes së ajrit gjatë verës.  

Megjithatë, mikrovala nuk është e përshtatshme për të gjitha gatimet, sidomos skuqjet. Ajo preferohet më shumë për porcione të vogla apo ushqime të mbetura nga vaktet e kaluara. Në këtë rast, për të ngrohur ushqimin, duke përdorur mikrovalë për 15 minuta mund t’a arrini të njejtin rezultat si 1 orë ngrohje në furrë.