Gjithmonë mbusheni ngrohësin elektrik për ujë vetëm aq sa ju nevojitet
Ngrohësit elektrik për ujë janë një nga pajisjet më të përdorura në kuzhinë. Por, në shumë raste gjatë përdorimit ata mbushen me ujë më shumë se sa nevojitet.
Nëse nuk jeni duke përgatit çaj për tetë persona, që është maksimumi i sasisë së një ngrohësi të ujit në shumicën e rasteve, atëherë nuk keni nevojë t’a mbushni ngrohësin e ujit plot. Jo vetëm që kërkon më shumë kohë për të vluar ujin, por kërkon edhe më shumë energji për të arritur temperaturën e kërkuar. Mbushja me ujë vetëm as sa ju duhet t’a përdorni mund t'ju kursejë para dhe kohë me çdo filxhan.
Në varësi se si dhe sa shpesh e përdorni ngrohësin e ujit, kur jeni duke e blerë një të ri, zgjedhni madhësinë e duhur. Po ashtu, kujdesuni t’a pastroni atë sa më shpesh, pasi që nëse krijon gëlqere, ju përdorni më shumë energji për të vluar të njejtën sasi të ujit.
Në raste kur keni përdorur më shumë ujë se që u nevoitet, mundohuni të mos e hudhni ujin e tepërt, por ruajeni atë për pirje apo për një përdorim tjetër.