Kurseni ujë dhe njëkohësisht energji elektrike

Shkurtimi i kohës që kaloni duke u larë për 1 muniut çdo ditë mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në konsumin tuaj vjetor, megjithëse varet shumë edhe nga lloji i dushit tuaj. 

Ndërrojeni kokën e dushti tuaj në një më efikase. Kjo do të zvogëlojë sasinë e ujit të nxehtë që përdorni. Kalimi në një kokë dushi me rrjedhje të ulët dhe shkurtimi i kohëzgjates jo vetëm se ju kursen ujë, por gjithashtu ju kursen edhe energji elektrike dhe ulë totalin e faturës suaj.

Ju gjithashtu mund të konsideroni vendosjen e pajisjeve të vogla me vrima në grykën e çezmave në kuzhinë apo banjo. Ato zvogëlojnë sasinë e ujit që del nga çezma pa ndikuar në mënyrën e larjes ose shpëlarjes. Këto pajisje janë të lira dhe të lehta për t'u instaluar, por mund të ju ndihmojnë që lehtësisht të kursen ujë dhe energji elektrike. 

Po ashtu, jini të vëmendshëm për sasinë e ujit që përdorni gjatë ditës. Kur zieni ushqimin në një tigan, sigurohuni që të përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet për të gatuar ushqimin, sepse ngrohja e ujit të tepërt që nuk ju nevojitet do të ju harxhojë më shumë energji.