Në varësi të nevojave tuaja, zgjedhni fshesën elektrike që ju ndihmon të kurseni energji
Një nga pajisjet shumë të përdorura brenda shtëpisë është edhe fshesa elektrike. Nëse jeni duke zgjedhur për të blerë një fshesë të re, merrni parasysh çmimin total duke konsideruar lehtësinë e përdorimit, fleksibilitetin, dhe mundësinë për kursim të energjisë elektrike.
Pjesa e cila bën shpenzimin e energjisë në një fshese elektrike është motori. Modelet e zakonshme të fshesave kanë motorë që përdorin midis 500 dhe 3,000 vat energji, me një mesatare rreth 1,400 vat. Fshesat elektrike që përdorin më pak energji mund të jenë po aq efektive sa ato me fuqi të lartë. Dizajni i motorit, lloji i filtrit dhe dizajni i përgjithshëm i zorrës dhe kokave të pastrimit ndikojnë në efektivitetin e pastrimit.
Po ashtu, fshesat elektrike shpenzojnë energjinë vetëm atëherë kur janë të kyqura në prizë, apo duke u mbushur për modelet pa kabllo. Modelet pa kabllo në përgjithësi përdorin më pak energji sesa modelet me të. Mangësia e tyre është se janë më pak të fuqishme dhe mund të kenë nevojë për rimbushje të shpeshtë, në varësi të kapacitetit të baterisë. Andaj, përzgjedhja e fshesës është në varësi të madhësisë së shtëpisë tuaj, apo edhe llojit të dyshemesë që pastroni. Modeli pa kabllo mund të ju kursej enegji, nëse është i mjaftueshëm për nevojat tuaja.
Pavarësisht modelit, ndërrimi i rregullt i çantës ose larja e koshit të plehrave, mbajtja e filtrit të pastër dhe heqja e mbetjeve nga kokat e pastrimit do t'i japin gjithashtu fshesës suaj një jetë më të gjatë dhe do të ulin shpenzimin total të energjisë elekrikte.