Reduktoni shpenzimin e energjisë elektrike që vjen nga pajisjet elektronike

Përveç përzgjedhjes së pajisjes efiçiente kur blini produkte të reja elektronike, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të minimizuar energjinë e shpenzuar nga elektronika në shtëpinë tuaj. 

Fillimisht, mënyra më e thjeshtë dhe më e dukshme për të eliminuar humbjet e energjisë është t’i largoni produktet nga priza kur nuk janë në përdorim. Ju mund t’a bëni këtë manualisht për secilën pajisje, apo të përdorni kabllo vazhduese me mundësi të ndezje/fikjes përnjëherë. Elemente të tilla mund të jenë edhe të mençura, duke ju lejuar juve t’i kontrolloni ato nga telefoni juaj edhe në distancë.  

Ndër pajisjet elektronike që përdorim më shumë në shtëpi konsiderohen televizori dhe kompjuteri. 

Kur përdorni televizorin, ulja e shpenzimeve të energjisë elektrike ka të bëjë me veprime të vogla dhe të lehta si: 

  1. Ulni ndriçimin e televizorit sipas nevojës dhe mos e mbani detyrimisht në maksimum;
  2. Fikni ekranin kur dëgjoni muzikë dhe nuk jeni duke e shikuar aktivisht;
  3. Programoni kohëmatësin për t’a ndalur televizorin nëse nuk jeni duke e shikuar për një kohë të gjatë;
  4. Fikni plotësisht televizorin kur largoheni nga shtëpia;
  5. Blini një televizor me një etiketë të pajisjeve efiçiente, si A+++.

Edhe kompjuteri, kur nuk e përdorim në mënyrë efikase, mund të ndikoj në faturën tonë të energjisë elektrike. Andaj gjithmonë:

  1. Fikeni kompjuterin gjatë natës;
  2. Fikeni monitorin kur largoheni nga kompjuteri për një periudhë kohore;  
  3. Në vend të veprimit “screen saver” kur monitori nuk përdoret, ndryshojeni në “blank screen”;
  4. Nëse përdorni printer, fikeni plotësisht kur nuk jeni duke e përdorur atë.