Kurseni energjinë elektrike në pajisjet me shpenzim të lartë, siç janë aparatet e kafesë

Me rreth 1.32 kwh energji elektrike të shpenzuar, aparatët e kafesë konsumojnë shumë energji elektrike në krahasim me pajisjet e tjera shtëpiake. Ata përdorin sasi të mëdha energjie për modalitetin e gatishmërisë së përhershme (mbajtjes së nxehtësisë).  

Me masa relativisht të thjeshta të përdorimit të tyre, ju mund të rrisni potencialin e kursimit të energjisë elektirke që shpenzohet nga aparatet e kafesë.  

Fillimisht, hiqeni nga priza kur nuk jeni duke e përdorur atë. Shumë aparatë të kafesë vazhdojnë të konsumojnë energji elektrike kur janë të kyqur në prizë. Gjithashtu, ata shpenzojnë energji edhe mes përdorimesh, pasi që rrijnë në gatishmëri dhe mbajnë ujin e ngrohtë. 

Sado që kjo është e përshtatshme kur dëshironi të keni kafe gati gjatë gjithë kohës, ky veprim shpenzon një sasi të konsiderueshme të energjisë. Përdorimi i pajisjes tuaj vetëm kur është e nevojshme mund të ndihmojë në uljen e faturave të energjisë dhe gjurmës së karbonit.

Nëse nuk jeni konsumues të rregullt të kafesë, dhe nuk e përdorni aparatin në vazhdimësi gjatë gjithë ditës, konsideroni përdorimin e ngrohësit elektrik të ujit. Në varësi të aparatit të kafesë dhe mënyrës se si përdoret, ngrohësit e ujit mund të jenë një opsion më efikas, e sidomos kur kombinohen me enë për kafe si ‘mocca’ apo ‘french press’ ju mund të arrini të keni një kafe sipas shijes suaj. 

Nëse jeni duke kërkuar të blini një aparat kafeje apo të ndërroni atë që keni tash, merrni parasysh përzgjedhjen e një modeli më efikas të energjisë. Shumë aparate moderne kafeje kanë veçori të kursimit të energjisë, si fikja automatike dhe ngohja e shpejtë, që në afat të gjatë ju ndihmojnë të kurseni energji elektrike gjatë përdorimit.