Kurseni kohë dhe energji gjatë hekurosjes

Hekurosja mund të jetë një faktor shtesë për shpenzimet tuaja të larta të energjisë. Nëse mendoni se hekurosja kërkon kohë dhe është e lodhshme, në të njejtën kohë jeni të vetëdijshëm për sasinë e energjisë që mund t’a shpenzoj, tentoni t’i bëni disa veprime të vogla para se të filloni atë. 

Mënyra se si i lani rrobat ndikon drejtpërdrejt në hekurosjen tuaj, andaj konsiderojeni zvogëlimin e ciklit të centrifugimit. Në të njejtën kohë, kini parasysh që mbingarkimi i makinës larëse do të zvogëlojë hapësirën midis rrobave duke shkaktuar rrudha shtesë. Duke zvogëluar sasinë e rrobave dhe ciklin e centrifugimit, ju mund të përfundoni me rroba që nuk kanë nevojë fare për hekurosje.  

Po ashtu, tentoni t’i varni rrobat tuaja sa më drejtë gjatë tharjes në ajër. Kjo procedurë padyshim do të zvogëlojë rrudhat duke e bërë procesin e hekurosjes shumë më të lehtë. Përveç kësaj, sigurohuni që të palosni rrobat tuaja pasi të thahen në vend që t'i hidhni në shportë, për të shmangur rrudha shtesë.

Nëse përdorni makinë për tharjen e rrobave, kjo mund të ju vështirësoj punë. Sigurisht është më mirë për rrobat tuaja, konsumin e energjisë dhe mjedisin nëse i thani rrobat në ajër në vend të tharëses elektrike. Megjithatë, nëse keni nevojë të përdorni një tharëse, sigurohuni që rrobat të jenë të palosura mirë kur i fusni në makinë dhe hiqni ato pak para se të thahen plotësisht.

Para se të filloni hekurosjen, sigurohuni që hekuri juaj të jetë i pastër. Mirëmbajtja e hekurit është një hap thelbësor pas çdo përdorimi. Ky hap do të bëjë që procesi të jetë shumë më i lehtë dhe i shpejtë, duke ju ndihmuar edhe të keni shpenzime më të vogla.  

Organizoni hekurosjen tuaj para se t’a filloni. Sigurohuni që të caktoni një ditë në javë për hekurosje. Renditni të gjitha rrobat sipas materialit dhe filloni të hekurosni grumbullin që kërkon temperaturën më të ulët (sintetikën), duke vazhduar gradualisht derisa të arrini te materialet më të vështira të hekurosjes (liri). Kjo jo vetëm që do të ju kursejë kohë dhe përpjekje, por gjithashtu do të ndihmojë në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike.‎ ‎