Eliminoni humbjet e energjisë me priza të mençura

Prizat e mençura janë produkte të vogla që futen drejtpërdrejt në vend të prizës së zakonshme në murin tuaj. Ato kanë të njëjtën dukje si prizat e zakonshme, duke i’u mundësuar juve t’i përdorni për të kyqur pajisjet elektrike në rrymë.

Megjithatë, prizat e mençura ofrojnë shumë më shumë sesa vetëm mundësinë për t’i kyqur pajisjet. Ato mund të kontrollohen nga distanca që ju t’i monitoroni nga telefoni juaj, apo mund të lidhen me pajisje tjera të mençura që ju i keni në shtëpinë tuaj. Gjithashtu, mund të automatizohen, duke ju mundësuar të vendosni orare sipas nevojës tuaj për të filluar apo ndalur punën e secilës pajisje. 

Prizat e mençura krijojnë aftësinë për të reduktuar përdorimin e panevojshëm të energjisë në shtëpinë tuaj. Një burim i zakonshëm i humbjes së energjisë vjen nga ndezja e dritave kur askush nuk është në shtëpi, apo në një dhomë brenda shtëpisë. Me dritat e lidhura në një modul të mençur, mund të jeni të qetë duke i kontrolluar dhe fikur dritat që mund të kenë mbetë ndezur edhe nga distanca.

Po ashtu, një burim i zakonshëm i energjisë së humbur janë pajisjet elektrike të lidhura në rrymë vazhdimisht, edhe kur ato nuk përdoren. Një shembull tipik është një hapësirë pune në shtëpi, që ka kompjuterin, monitorin, printerin dhe pajisje tjera përcjellëse. Këto pajisje shpenzojnë energji edhe kur janë të fikura por të kyqura në priza. Andaj, përdorimi i në prize të mençur që i fikë të gjitha në një veprim kur ju nuk jeni duke i përdorur, ju mundëson që t’a optimizoni shpenzimin e tyre.  

Prizat e mençura jo vetëm që lejojnë fleksibilitetin për t'i bërë produktet e shtëpisë tuaj të mençura dhe të përshtatshme. Ato gjithashtu mund të hapin lehtësisht derën për efikasitetin e energjisë dhe eliminimin e energjisë së humbur kudo në shtëpinë tuaj. Kjo veçori siguron që shtëpia juaj të jetë gjithashtu një shtëpi e gjelbër dhe miqësore me mjedisin.