METODOLOGJIA

“Energometer” synon të provokoj ndryshim në sjelljen e qytetarëve të Kosovës me konsumin e energjisë elektrike përmes formave kreative të komunikimit të të dhënave të cilat kanë për qëllim t’i motivojnë qytetarët që ta adaptojnë një sjellje më të përgjegjëshme ndaj mjedisit përmes uljes së shpenzimeve të energjisë elektrike. 

Meqenëse pjesa më e madhe e qytetarëve e kanë të vështirë t’i interpretojnë konceptet dhe implikimet e të dhënave të nevojshme për ta kuptuar shpenzimin e energjisë elektrike, ENERGOMETER po e gërsheton punën hulumtuese me format kreative të komunikimit të të dhënave për të gjetur mënyrën më efikase për t’ua lehtësuar atyre që t’i kuptojnë ato.

Për ta bërë këtë, Energometer shërbehet me të dhënat publike mbi energjinë elektrike në Kosovë si dhe nxjerrë të dhëna përmes një sistemi të automatizuar, përmes të cilit do të dokumentojë të dhënat nga përdorimi i energjisë elektrike të disa banesave në Prishtinë, të cilët janë bërë vullnetarisht pjesë e iniciativës për uljen e shpenzimit të energjisë elektrike të ENERGOMETER. 

EKSPERIMENTI I ENERGOMETER

Komponenti qendror i Energometrit është zhvillimi i një eksperimenti social në të cilin janë ftuar vullnetarë prej banorëve të Prishtinës që përgjatë një muaji të bëhen pjesë e një loje publike për ta ulur shpenzimin e energjisë elektrike.

Pjesë me rëndësi për projektin është mundësia që t’i monitorojmë të dhënat e shpenzimit të energjisë dhe që ato t’i hapim për publikun. Të dhënat e monitorimit të do t’i përdorim për qëllime studimore si dhe do t’i përdorim si mjet për komunikim më publikun.

Përmes eksperimentimit po provojmë të kuptojmë më shumë mbi sjelljen e njerëzve në njësitë banesore me energjinë elektrike në Kosovë si dhe t’i zbulojmë mënyrat më efikase për t’i komunikuar zgjidhjet që do t’i motivojnë ata që ta ndryshojnë sjelljen e tyre drejtë një sjellje më të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Përgjatë një muaji, përmes një sistemi të automatizuar për mbledhjen e të dhënave të shpenzimit të energjië elektrike, do ta dokumentojmë përdorimin e energjisë elektrike të banesave pjesëmarrëse në iniciativën “ENRGOMETER”. 

Ndjekja e sjelljes së pjesëmarrësve në iniciativën “ENERGOMETER” do të bëhet përmes një sistemi të mençur të monitorimi, përmes të cilit duam ta kuantifikojmë sjelljen e banorëve me shpenzimin e energjisë elektrike duke dokumentuar përdorimin e të gjitha pajisjeve elektrike shtëpiake të përkthyera në sasinë e shpenzuar, sipas sistemit tarifor të Kosovës, përgjatë një muaji.

TË DHËNAT

Të dhënat nga monitorimi i shpenzimit të energjisë elektrike të pjesëmarrësve në eksperiment do të bëhen të hapura për publikun përmes kësaj platforme si dhe do të projektohen në një ndërtesë në qendër të Prishtinës.  

Qëllimi i këtyre të dhënave është të mundësohet monitorimi dhe analiza e përdorimit të energjisë elektrike në banesa, përmes kuantifikimit të sjelljes banorëve me pajisjet elektrike. 

Të dhënat për analizën e sjelljes së pjesëmarrësve me energjinë elektrike do të nxirren përmes një sistemi të mençur të monitorimi i cili do të bëj matjen dhe përllogaritjen automatike të implikimeve të përdorimit të pajisjeve elektrike në sasinë e energjisë së shpenzuar të shprehur në KWh si dhe të sasisë monetare të shprehur në EURO.

Të dhënat nga monitorimi i shpenzimit të energjisë elektrike të pjesëmarrësve në eksperiment do të bëhen të hapura për publikun përmes kësaj platforme si dhe do të projektohen në një ndërtesë në qendër të Prishtinës.  

SI BËHET MONITORIMI I ENERGJISË NË APARTAMENTE

Monitorimi i energjisë elektrike dhe nxerrja e të dhënave për eksperimentin e Energometer bëhet përmes një sistemi të automatizuar të dizajnuar dhe implementuar nga ekipi i kompanisë Enchele që është e specializuar në automatizimin e shtëpive dhe menaxhimin e energjisë. 

Pjesëmarrësit në eksperiment janë pajisur me aplikacionin “Enchele Home” i cili e ka të integruar sistemin për menaxhimin e energjisë eletkrike përmes të cilit banorët mund të monitorojnë se sa energji kanë harxhuar pajisjet si dhe ta ndjekin totalin e shpenzuar.

Per më shumë rreth moduleve të mençura dhe specifikave teknike të pjesës hardverike të realizuar dhe implementuar nga partneri i jonë në realizimin e projektit: www.enchele.com